Benzema për ndeshjen me Cityn: Në “Bernabeu” na duhen fansa më shumë se kurrë

Karim Benzema u ka kërkuar mbështetje të pakusht tifozëve për ndeshjen ndaj Manchester Cityt që do të luhet të mërkurën e javës së ardhshme.

Sport

27/04/2022 18:53

Ndeshja e parë në mes të tyre përfundoi me rezultat 4-3 në favor të “Qytetarëve”, me aktin e dytë që lë gjithçka të hapur.

I pyetur në lidhje me këtë çështje, Benzema u shpreh se i duhen mbështetje masive për të arritur kualifikimin në finale.

“Na duhet mbështetje shumë e madhe nga fansat në Bernabeu”, theksoi ai, transmeton lajmi.net.

Benzema vazhdon të jetë lojtari më i rëndësishëm për “Los Blancos” gjatë këtij sezoni.

Francezi i prin listës së golashënuesve në Champions League këtë edicion, me 14 të tilla. /Lajmi.net/