Benzema me Real Madridin deri në vitin 2024

Sulmuesi francez, Karim Benzema do të jetë lojtar i Real Madridit deri në vitin 2024.

Sport

17/06/2022 19:39

Benzema ka kontratë me ‘Mbretërit’ deri në vitin 2023, por do të vazhdojë edhe për një vit tjetër.

Sipas ‘Marca’ të dy palët kanë rënë dakord dhe marrëveshja do të finalizohet së shpejti, përcjell lajmi.net.

Benzema vazhdon të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për Carlo Ancelottin.

Sezonin që lamë pas ai ishte një nga meritorët për sukseset e klubit në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/