Benzema i pandalshëm edhe me McLaren: Vozit me 270 km/h rrugëve të Madridit

Karim Benzema voziti një McLaren 765LT Spider në Jarama Circuit në Madrid me 270 km/h nën masa të rrepta sigurie dhe nën mbikëqyrjen e dy specialistëve të botës motorike, Dominique Chapatte dhe Safet Rastoder, prezantues të emisionit televiziv francez ‘Turbo’.

Auto & Tek

25/03/2022 16:46

Për të festuar 35-vjetorin e shfaqjes, të dy burrat udhëtuan deri në kryeqytetin spanjoll dhe ftuan yllin e Real Madridit të drejtonte McLaren 765LT Spider të ri, një makinë sportive super luksoze me një fuqi 765 CV që shkon nga 0 në 100 për 2.8 sekonda dhe arrin shpejtësinë maksimale prej 330 km/h.

Programi është regjistruar një muaj më parë dhe do të transmetohet këtë të diel në orën 11:20 në kanalin televiziv francez M6, shkruan Marca.