Benzema e do Pogban në Real

Karim Benzema e ka pranuar se do të donte të luajë së bashku me Paul Pogban në Real Madridi. Dyshja do ta udhëheq Francën në Botërorin e Brazilit, që fillon muajin e ardhshëm.

Sport

30/05/2014 19:55

Karim Benzema nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të luajtur së bashku me Paul Pogban në Real Madrid.

Sulmuesi francez do të luajë së bashku me mesfushorin e Juventusit në Botërorin e Brazilit për Francën dhe e ka pranuar se do të donte të luajë me 19 vjeçarin edhe në Santiago Bernabeu.

“Është një lojtar me talent të madh dhe do t’ju them edhe më shumë. Do ta doja në Real Madrid me mua”, deklaroi fillimisht ish futbollisti i Olympique Lyon.

“E para sepse është francez, e më pas sepse ka kualitete të jashtëzakonshme, duke u perfeksionuar lojë pas loje. Ai do të arrijë në nivele të larta”, përfundoi Benzema.