‘Bentley’-n të cilin e prisnim të gjithë, ja një video e tij

Që prej se doli njoftimi për modelin Continental GT vitin e kaluar nga kompania prodhuese e veturave 'Bentley', të gjithë kanë qenë në pritje

Auto & Tek

28/02/2019 21:48

Por tani ne nuk kemi nevojë të presim më shumë, pasi prodhuesi britanik i automobilave ka zbuluar zyrtarisht konvertibilin e ri, duke treguar për herë të parë modelin e ri nëpërmjet një videoje komerciale.

Çatia e saj masive nga materiali i pëlhurës dhe katër ulëset janë një risi e modelit, transmeton lajmi.net.

Me motorin V8 (një ndër versionet më të fuqishme), konvertibiliteti vjen me 6.0 litra turbo binjake W12.

Makina gjithashtu është në gjendje të prodhojë 627 kuajfuqi, gjë që e bën mjaftueshëm të shpejtë për t’i kapur 100 km/5 për 3.7 sekonda.

Specifikat e tjera të makinës mund t’i zbuloni në videon e mëposhtme. /Lajmi.net/

YouTube player