Benitez: Ky futbollist nuk do të transferohet në Real

Trajneri i ri i Real Madridit, Rafael Benitez nuk është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, Raheem Sterling.

Sport

04/06/2015 08:57

Raheem Sterling nuk do të transferohet në Real Madrid, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas të përditshmes sportive madrilene “As”, sulmuesi i talentuar i Liverpoolit nuk është futbollist i kërkuar nga trajneri i ri i Los Blancos, Rafael Benitez.

Reprezentuesi anglez pritet të largohet nga Anfield, dhe është përmendur si objektiv i gjigantit nga Santiago Bernabeu.

Mirëpo, Benitez nuk duket të jetë i interesuar për transferimin e tij në Madrid. Sterling kërkohet edhe nga Arsenal e Manchester City.