Benitez: Ky është përforcimi i madh i Realit

Trajneri i ri i Real Madridit, Rafael Benitez ka identifikuar mesfushorin e Juventusit, Arturo Vidal, si përforcimin e madh të afatit kalimtar të verës.

Sport

13/06/2015 12:05

Arturo Vidal mund të transferohet në Real Madrid.

Mesfushori i Juventusit ëhstë objektivi i madh i trajnerit të ri të Los Blancos, Rafael Benitez, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Tuttosport”.

Vidal është aktualisht i angazhuar me Kimin në Copa America dhe realizoi në fitoren 2:0 në ndeshjen e parë ndaj Ekuadorit.

E ky gol vetëm sa i ka përkujtuar Benitezit që t’i intensifikojë përpjekjet për transferimin e tij në Santiago Bernabeu.