Benitez kërkon Costan në Madrid
Trajneri i ri i Real Madridit, Rafael Benitez është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Chelseas, Diego Costa.

Sport
Sipas tabloidit britanik “Mail on Sunday”, Diego Costa mund të rikthehet në La Ligë.
Trajneri i ri i Real Madridit, Rafael Benitez është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Chelseas.
Costa, ish anëtar i Atletico Madridit, ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë në Premierligë, duke qenë realizatori më i mirë i Blues, që fituan titullin e kampionit.
Por, Benitez dëshiron që ta rikthejë atë në Madrid, për të formuar një repart fantastik sulmues me Cristiano Ronaldo e Gareth Bale.