Bënin humor me festën me goma të VV-së pas fitores në Mitrovicë, mbyllet kanali i “Tëvë1” në You Tube

Kanali i televizionit “Tëvë1” në You Tube është mbyllur. Kjo mbyllje e këtij kanali, dyshohet se ka ardhur pas episodit të publikuar nga seriali komik që transmetohet në këtë televizion, “Logjikonomia“. Në episodin e publikuar mbrëmë, aktorët e këtij seriali bënë humor dhe imituan festën e VV-së në Mitrovicë me goma, pas fitores së Faton…

Lajme

17/11/2025 10:50

Kanali i televizionit “Tëvë1” në You Tube është mbyllur.

Kjo mbyllje e këtij kanali, dyshohet se ka ardhur pas episodit të publikuar nga seriali komik që transmetohet në këtë televizion, “Logjikonomia“. Në episodin e publikuar mbrëmë, aktorët e këtij seriali bënë humor dhe imituan festën e VV-së në Mitrovicë me goma, pas fitores së Faton Pecit atje.

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka shprehur shqetësime për një gjë të tillë.

“Emisioni Logjikonomia që është transmetu mbrëmë nuk është më në youtube. Jam tu provu me marr info çka ka ndiku në mbylljen e kanalit të televizionit në youtube. Shumë shqetësuese për besë”, ka shkruar Kusari në profilin e saj në “Facebook”.