Beniada tregon a është femër materialiste në lidhje me partnerët

Beniada Nishani po vazhdon ende garën brenda BBV.

ShowBiz

07/02/2022 23:48

Modelja shqiptare po vazhdon ta përçojë pozitivitetin me veprimet e saj brenda shtëpisë edhe tek publiku tash e më shumë se 120 ditë, shkruan lajmi.net.

Ajo është nga të vetmet banore që ka zhvilluar më së paku debate dhe ka raporte të mira me gjithë ish banorët dhe banorët që po vazhdojnë garën drejt finales.

Kohët e fundit ajo është lidhur më shumë me Donaldin derisa sonte i ka rrëfyer më shumë për lidhjen e saj të mëhershme.

Në fillim i tregoi Donaldi se ishte tërhequr nga pamja estetike e partnerit, e në anën tjetër ajo i rrëfeu se ajo nuk shikon lekët.

“Nuk i shikoj lekët se s’më intereson fare”, u shpreh ndër të tjera modelja./Lajmi.net/