“Beni Dona” e Ragip Mustafës s’mbetet keq as nga pushteti i tanishëm, fiton tenderin e negociuar 900 mijë euro
Policia e Kosovës ka zhvilluar një procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës. Bëhet fjalë për projektin që lidhet me shërbimet e ushqimit. Kontrata njihet si (Shërbimet me ushqim, furnizim, përgatitje dhe servim) për nevojat e Policisë së Kosovës. Vlera e parashikuar për këtë kontratë arrin në 900 mijë euro. Por në bazë…
Lajme
Policia e Kosovës ka zhvilluar një procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës.
Bëhet fjalë për projektin që lidhet me shërbimet e ushqimit.
Kontrata njihet si (Shërbimet me ushqim, furnizim, përgatitje dhe servim) për nevojat e Policisë së Kosovës.
Vlera e parashikuar për këtë kontratë arrin në 900 mijë euro.
Por në bazë të të dhënave nga prokurimi publik, kontra i është dhënë kompanisë së njohur të biznesmenit që përkrahte vazhdimisht Lidhjen Demokratike të Kosovës, Ragip Mustafa.
Bëhet fjalë për “financuesin” e shumë fushatave elektorale të njerëzve të LDK-së.

Kompania “Beni Dona Plast” ka arritur që të marrë edhe një tender nga shteti, e në vlerë shumë të lartë.
Procedura e përdorur e negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës është një formë e prokurimit që lejohet në raste të veçanta dhe nuk përfshin shpallje të hapur apo konkurrencë të gjerë ndërmjet operatorëve ekonomikë.
Dokumentet bëjnë të ditur se kjo lloj procedurë është aplikuar për një kontratë me vlerë të konsiderueshme financiare, që lidhet me furnizimin, përgatitjen dhe servimin e ushqimit për nevojat e Policisë së Kosovës.
Nuk janë bërë publike detaje të plota në lidhje me numrin e operatorëve të ftuar në negociata apo kriteret e përdorura për përzgjedhjen e kompanisë fituese./Lajmi.net/
