Ben Arfa befason me skuadrën e re
Hatem Ben Arfa është gati të bëhet me skuadër të re.

Sport
Ylli francez është rrugës për të mbetur në Ligue 1 edhe në sezonin 2018/2019.
Ish sulmuesi i Newcastle United dhe së fundi i PSG, ka më shumë se një vit që nuk ka zhvilluar një ndeshje.
L’Equipe raporton se Ben Arfa po kërkohet nga skuadra e Rennes.
Sipas kësaj medie, bisedimet janë në një fazë të avancuar dhe shumë shpejtë pritet të finalizohet marrëveshja./Lajmi.net/