“Bëm baba të të ngjaj”! Tara publikon këngën e parë, vjen në duet
Blero Muharremi është për shumë vite në skenën muzikore dhe tërë këtë kohë ka shënuar suksese të njëpasnjëshme.
ShowBiz
Por, duket se rrugën e tij ka zgjedhur ta ndjek vajza e tij, Tara e cila sapo ka publikuar këngën e saj të parë, shkruan lajmi.net.
Kënga mban titullin ‘Shoqe kallamoqe’ dhe ajo e solli në duet me shoqen e saj të ngushtë me emrin Elisa.
Për tekstin e kësaj kënge është kujdesur nëna e saj, aktorja Teuta Krasniqi, ndërsa muzikën ia ka bërë Blero, Prygo dhe Uki, producent është Royal Music Group.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e Tarës dhe Elisës që flet për marrëdhëniet mes dy shoqeve. /Lajmi.net/