Bellingham dha një përgjigje epike kur u pyet për refuzimin që Williams i bëri Barcelonës
Jude Bellingham dha një përgjigje epike pasi Nico Williams refuzoi një transferim te Barcelona, duke zgjedhur të qëndrojë te Athletic Bilbao. Sulmuesi spanjoll acaroi hierarkinë e ‘Camp Nou’ pasi zgjodhi besnikërinë mbi famën, duke refuzuar një transferim të madh te blaugranasit dhe në vend të kësaj firmosi një kontratë afatgjatë me klubin e tij të…

Sport
Jude Bellingham dha një përgjigje epike pasi Nico Williams refuzoi një transferim te Barcelona, duke zgjedhur të qëndrojë te Athletic Bilbao.
Sulmuesi spanjoll acaroi hierarkinë e ‘Camp Nou’ pasi zgjodhi besnikërinë mbi famën, duke refuzuar një transferim të madh te blaugranasit dhe në vend të kësaj firmosi një kontratë afatgjatë me klubin e tij të fëmijërisë.
Megjithatë, për vitin e dytë me radhë, Williams ka refuzuar ofertën e tyre, duke zgjedhur të zgjasë qëndrimin te ‘San Mames’ me një kontratë gjigante 10-vjeçare.
Ndërsa madridilenët në mbarë botën nuk kanë humbur rastin për të tallur rivalët katalanas për dështimin në transferimin e Williams, Bellingham është shmangur nga polemikat dhe ka refuzuar të komentojë për këtë çështje.
Kur u pyet nga mediat të premten për mendimin e tij mbi këtë saga, ylli anglez dha një përgjigje të prerë: “Nuk më intereson. Kjo nuk ka të bëjë me Real Madridin. Prandaj, nuk më intereson. Nuk janë lajme të Real Madridit”, ka thënë anglezi.
Williams raportohet se ishte pranë finalizimit të një transferimi prej 58 milionë eurosh te Barcelona.
Megjithatë, Fabrizio Romano raportoi se kontrata e tij e re përfshin një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, një deklaratë e qartë qëndrimi nga ana e lojtarit dhe Athletic Bilbao.