Bellerin shumë afër ndërprerjes së kontratës me Arsenalin

Hector Bellerin është në bisedime të avancuara me bordin e Arsenalit për ta ndërprerë kontratën e tij me londinezët. Spanjolli nuk është i kënaqur në “Emirates Stadium”, pasi nuk arriti ta rigjejë shkëlqimin e disa viteve më parë, transmeton lajmi.net. Lojtari në sezonin e fundit ishte i huazuar te Real Betisi, skuadër tek e cila…

Sport

09/08/2022 14:49

Hector Bellerin është në bisedime të avancuara me bordin e Arsenalit për ta ndërprerë kontratën e tij me londinezët.

Spanjolli nuk është i kënaqur në “Emirates Stadium”, pasi nuk arriti ta rigjejë shkëlqimin e disa viteve më parë, transmeton lajmi.net.

Lojtari në sezonin e fundit ishte i huazuar te Real Betisi, skuadër tek e cila luajti rregullisht dhe pati formë të mirë.

Është pikërisht Betisi favorit për t’i siguruar shërbimet e tij.

Mbrojtësi anësor nuk e ka ndërmend t’i bashkohet ndonjë skuadreje tjetër, pos spanjollëve, të cilët ishin të kënaqur me të. /Lajmi.net/