Bellerin i vetofrohet Barcelonës

Hector Bellerin iu është vetofruar skuadrës së Barcelonës. Spanjolli i ka ditët e numëruara tek Arsenali dhe është duke e kërkuar skuadrën e re për sezonin e ardhshëm. Një alternativë e mirë po shihen pikërisht katalunasit, anipse në listën e dëshirave të lojtarit ishte edhe Real Betisi. Në rast kalimi në “Camp Nou”, Barça nuk…

Sport

12/08/2022 09:04

Hector Bellerin iu është vetofruar skuadrës së Barcelonës.

Spanjolli i ka ditët e numëruara tek Arsenali dhe është duke e kërkuar skuadrën e re për sezonin e ardhshëm.

Një alternativë e mirë po shihen pikërisht katalunasit, anipse në listën e dëshirave të lojtarit ishte edhe Real Betisi.

Në rast kalimi në “Camp Nou”, Barça nuk do të paguante asgjë për Arsenalin, pasi bisedimet në mes të londinezëve dhe mbrojtësit anësor për ndërprerje të kontratës janë në rrugë të mirë. /Lajmi.net/