“Bella” shënon një sukses, kështu festoi Butrinti (Foto)
Një muaj më parë, këngëtari Butrint Imeri ka publikuar këngën 'Bella', e cila mund të thuhet se është projekti më i suksesshëm i tij.

ShowBiz
Në kanalin Youtube, kënga ka kaluar shifrën prej 10 milionë klikimesh dhe për këtë ai kishte arsye për të festuar, shkruan lajmi.net.
Butrinti ishte befasuar ditën e djeshme me një tortë e cila ishte dedikim për këngën ‘Bella’, në të shënohej shifra e klikimeve që këngëtari ka arritur si dhe detaje të tjera të këngës.
“10 milion ? per juve ??? #Bella” është mbishkrimi i këngëtarit sipër fotos e cila mori shumë komente uruese për këtë sukses. /Lajmi.net/