Bella Hadid tregon stilin e saj me veshjen perfektë në Paris

Modelja së fundi ka udhëtuar për në Paris nga Milano.

ShowBiz

07/03/2021 08:56

Bella Hadid tërhoqi vëmendjen me një xhaketë të errët ngjyrë kafe dhe pantallona derisa dilte në Paris të shtunën, transmeton lajmi.net.

24 vjeçarja gjithashtu siguroi që të shfaqte figurën e saj të modeles rrugëve të kryeqytetit francez.

Bella dukej e relaksuar ndërsa dilte me pantallonat e saj të gjera dhe xhaketën e cila e kishte përputhur me një bluzë me ngjyrë të bardhë.

Ajo e bashkoi dukjen me një kapele në kokë, syze dhe maskën kundër Covid-19 duke mos harruar aksesorët e saj, Bella zgjodhi gjerdanë shumëngjyrësh.

Ndryshe, kjo ka qenë një javë e ngarkuar për Bella Hadid me fluturimin e saj për në Paris pas një ndalese të shpejtë në Milano të dielën e kaluar.

Ajo u shfaq në shfaqjen e modës virtuale të ‘Versace’ të premten në pistë së bashku me motrën e saj Gigi./Lajmi.net/