Belgjika publikon listën e futbollistëve për “Final Four-in” e Ligës së Kombeve

Në mesjavën e ardhshme zhvillohet faza finale e Ligës së Kombeve.

Sport

01/10/2021 12:17

Belgjika do të përballet me Francën më 7 tetor në kuadër të gjysmëfinales, shkruan lajmi.net.

Nëse arrijnë të mposhtin francezët në finale me 10 tetor do të takohen me fituesin e duelit tjetër Itali-Spanjë.

Përzgjedhësi i belgëve, Roberto Martinez ka bërë të ditur listën e futbollistëve të ftuar për këto ndeshje.

Në listë bëjnë pjesë futbollistë të klasit botëror si: Romelu Lukaku, Kevin de Bruyne dhe Eden Hazard.

Skuadra e Belgjikës do të mundohet me çdo kusht të fitojë trofeun e Ligës së Kombeve.

Kjo është lista e plotë e futbollistëve të ftuar nga Roberto Martinez. /Lajmi.net/