Belgjika do të impresionojë
Vicent Kompany beson se Belgjika mund të ketë një paraqitje të mirë në Botëror. Mbrojtësi belg është i kënaqur me përgatitjet dhe fitorja 2:0 ndaj Suedisë i jep motiv dhe optimizëm më të madh lojtarit të Manchester Cityt.
Sport
Kapiteni Vincent Kompany beson se Belgjika po i afrohet horizontit të Botërorit. Qendërmbrojtësi i Manchester Cityt shfaqi paraqitje solide në fitoren 2:0 ndaj Suedisë.
Romelu Lukaku e shënoi golin e parë, ndërsa më pas realizoi edhe Eden Hazard, ndërsa ekipi i Marc Ëilmots do ta hap kampanjën e Botërorit ndaj Algjerisë, pas dy javësh.
“Gjëja e rëndësishme është se ne shfaqëm momente klasi dhe secili është i gatshëm. Përgatitjet po shkojnë mirë. Njerëzit kanë nevojë ta dinë se ne po ushtrojmë shumë”, deklaroi Kompany.
“Tash i kemi edhe dy javë për të qenë të gatshëm, që nga ndeshja e parë në Botëror”, vazhdoi ish futbollisti i Anderlechtit.