Bekim Jashari mohon raportimet: Besarta nuk do të jetë pjesë e asnjë partie

Bekim Jashari ka reaguar pas raportimeve në media se motra e tij, Besarta Jashari do të garojë si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës. Jashari tha se motra e tij nuk do të jetë pjesë e asnjë liste elektorale të asnjë partie politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.   “Familja jonë mbetet e palëkundur…

Lajme

11/12/2024 23:45

Bekim Jashari ka reaguar pas raportimeve në media se motra e tij, Besarta Jashari do të garojë si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës.

Jashari tha se motra e tij nuk do të jetë pjesë e asnjë liste elektorale të asnjë partie politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

 

“Familja jonë mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të qëndruar jashtë përfshirjes aktive në partitë politike dhe proceset zgjedhore, duke ruajtur angazhimin tonë si përkrahës të paanshëm të zhvillimit të vendit tone”, shkroi Jashari në Facebook.

Postimi i plotë:

 

Të dashur bashkëkombas,

 

Pas interesimit të madh të mediave për një qëndrim të familjes sonë lidhur me spekulimet për mundësinë e përfshirjes së motrës sime, Besarta Jashari, si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës, ju njoftojmë se Besarta nuk do të jetë pjesë e asnjë liste elektorale të asnjë partie politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

 

Familja jonë mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të qëndruar jashtë përfshirjes aktive në partitë politike dhe proceset zgjedhore, duke ruajtur angazhimin tonë si përkrahës të paanshëm të zhvillimit të vendit tonë.

 

Në këtë moment të rëndësishëm për Kosovën, bëjmë thirrje për unitet dhe bashkëpunim të plotë mes të gjithë akterëve politikë në vend.

Vetëm përmes angazhimit të përbashkët mund të fuqizojmë shtetin tonë, të shtrijmë sovranitetin e tij territorial, të forcojmë demokracinë, të avancojmë subjektivitetin ndërkombëtar dhe të kontribuojmë për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, që ofron punësim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.