Bekë Berisha i ashpër ndaj Fatmir Limajt: Zuzarë, nënshtrimin për interesa të ngushta mos na e shitni si vlerë kombëtare

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha i ka reaguar kryetarit të Nisma-s , Fatmir Limaj pasi ky i fundit deklaroi se nuk ka vija të kuqe për Lëvizjen Vetëvendosje dhe duke u shprehur hapur për një koalicion të mundshëm. Në lidhje me këtë situatë Bekë Berisha pati një…

Lajme

21/02/2025 12:00

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha i ka reaguar kryetarit të Nisma-s , Fatmir Limaj pasi ky i fundit deklaroi se nuk ka vija të kuqe për Lëvizjen Vetëvendosje dhe duke u shprehur hapur për një koalicion të mundshëm.

Në lidhje me këtë situatë Bekë Berisha pati një reagim mjaftë të ashpër.

Bekë Berisha e quajti Limajn “zuzarë”.

”Nenshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni  si vlerë kombëtare”,shkroi Bekë Berisha.

“Komunikatë 001.Zuzarë të dashur të vendit tim.Nenshtrimin për interesa të ngushta.Mos na e shitni  si vlerë kombëtare !”,.

Limaj mbrëmë është pyetur për vijat e kuqe ndaj ndonjë partie, derisa ky i fundit tha se është i gatshëm të negociojë me cilëndo parti që fiton.

“Kusht t’më fton në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vyn një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hy në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”, tha Fatmir Limaj./Lajmi.net/