Bëhuni gati: Nesër mot me temperatura të larta në të gjitha qytetet e Kosovës

Mot kryesisht me diell dhe vapë do të mbajë gjatë pjesës më të madhe të ditës së diel.

Lajme

02/07/2022 18:57

Pasdite do të ketë vranësira të pakta, por me mundesi të zhvillimit të tyre dhe riga të izoluara shiu në formë stuhie.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmejt 30-33 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperendimit. /Lajmi.net/