Behrami: Suspendimi i hetuesve policorë që po hetonin korrupsionin precedent i rrezikshëm

Artan Behrami, deputet i PDK-së ka reaguar ndaj raportimit në lidhje me degradimin e dy policëve hetues të cilët po hetonin Rozeta Hajdarin, Faruk Mujkën e raste të tjera të ndishme korruptive të qeverisë Kurti. Behrami ka thënë se në vendet demokratike profesionist të tillë dekorohen për guximin, ndërsa kjo që ndodhi sot është precedent…

Lajme

01/08/2025 09:54

Artan Behrami, deputet i PDK-së ka reaguar ndaj raportimit në lidhje me degradimin e dy policëve hetues të cilët po hetonin Rozeta Hajdarin, Faruk Mujkën e raste të tjera të ndishme korruptive të qeverisë Kurti.

Behrami ka thënë se në vendet demokratike profesionist të tillë dekorohen për guximin, ndërsa kjo që ndodhi sot është precedent i rrezikshëm.

Postimi i plotë:

Pas FSK-së, okupuesit e institucioneve kanë filluar të keqpërdorin edhe Policinë e Kosovës për t’ia hequr prangat e korrupsionit Qeverisë Kurti.

Suspendimi i hetuesve policorë, të cilët në një shtet demokratik duhet të dekorohen për guxim, është precedent i rrezikshëm.