Behrami për Kurtin: Edhe hileqar, edhe i poshtër, edhe i dehur!

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka reaguar pas konferencës së fundit të kryeministrit, Albin Kurti. “Edhe hileqar, edhe i poshtër, edhe i dehur!”, ka shkruar Behrami në postimin e tij, transmeton lajmi.net. Kurti në konferencë para pak minutash i propozoj PDK-së një ofertë finale, para skadimit të afatit. “PDK refuzoi ofertën tonë për mbështetjen e…

Lajme

06/10/2026 20:16

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka reaguar pas konferencës së fundit të kryeministrit, Albin Kurti.

“Edhe hileqar, edhe i poshtër, edhe i dehur!”, ka shkruar Behrami në postimin e tij, transmeton lajmi.net.

Kurti në konferencë para pak minutash i propozoj PDK-së një ofertë finale, para skadimit të afatit.

“PDK refuzoi ofertën tonë për mbështetjen e Bekim Sejdiut, e unë besoj që në rast të përgjigjes së tyre pozitive Bekim Sejdiu do të rikthehej. Përveç tij kemi edhe dy emra Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti, e të cilët po ashtu janë aktual nëse ka interesim nga opozita”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se do ta votojnë projektligjin për Specialen fillimisht e pastaj presidentin, nëse Hamza zotohet se do të marrë pjesë në votimin për president.

“Bedri Hamza le të del publikisht sonte dhe të zotohet se i gjithë grupi parlamentar i PDK-së merr pjesë me votë në zgjedhje për president dhe ne pas zotimit të tyre menjëherë po ia votojmë leximin e dytë nëse ata mendojnë se nuk përbën problem afati 72 orësh. Ia votojmë paraprakisht ligjin, pastaj presidenti”, deklaroi ai./lajmi.net/