Behrami: Opozita nuk mund të akuzohet për bllokim të konstituimit të Kuvendit, VV nuk i ka votat prandaj le të ulë arrogancën

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e që nga pozita po konsiderojnë se opozita e ka bllokuar konstituimin e Kuvendit. Behrami përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “VV-ja është përgjegjëse për thellimin e përçarjes, që celebron humbjet, që shkel rregulloret, që shkel ligjet…

Lajme

21/04/2025 16:39

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e që nga pozita po konsiderojnë se opozita e ka bllokuar konstituimin e Kuvendit.

Behrami përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “VV-ja është përgjegjëse për thellimin e përçarjes, që celebron humbjet, që shkel rregulloret, që shkel ligjet dhe Kushtetutën”.

Ai ka thënë se VV-ja nuk i ka numrat, prandaj nuk mund të jetë as arrogante për të shtyrë një kandidat që askush nga opozita nuk ia voton, shkruan lajmi.net.

“Opozita nuk mund të akuzohet për bllokim të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Meqë nuk e ka shumicën, VV-ja le të ulë arrogancën dhe le të sillet konform fuqisë së saj politike. Numrat janë fakt i pakontestueshëm. Është mirë dikush ta zgjojë Albinin nga mendimet deluzive. Nuk mund të formojë institucionet me numra imagjinarë, por me fuqi reale”, ka shkruar Behrami në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: