Behrami: Kurti dëshiroi garë për presidentin, jo marrëveshje
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka thënë se mosarritja e një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, është rezultat i qasjes së Albin Kurtin dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka thënë se kur Kurti thërret takime për diskutime nuk mund të ketë marrëveshje. Behrami ka thënë se PDK ka qenë e interesuar për marrëveshje, por sipas tij,…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka thënë se mosarritja e një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, është rezultat i qasjes së Albin Kurtin dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka thënë se kur Kurti thërret takime për diskutime nuk mund të ketë marrëveshje.
Behrami ka thënë se PDK ka qenë e interesuar për marrëveshje, por sipas tij, Kurti ka kërkuar që “PDK ta qes një emër dhe ai ta ketë një emër”.
Sipas Behramit, Kurti nuk ka qenë interesuar për marrëveshje apo kandidat konsensual, por për garë.
“Ky ka thënë vendoseni një kandidat që ta vendosi edhe unë një kandidat. Pra, ky kërkon një rrugë të tretë, as të parën për konsensus, as të dytën për marrëveshje politike, ky kërkon rrugën e tretë që s’ka ndodhur kurrë në Republikën e Kosovës, ky dëshiron garë reale. Nuk pas garë deri më tash për president sepse gjithmonë ka pas marrëveshje. Ky gjithmonë ka qenë në kërkim vendoseni ju një kandidat ta vendosi edhe unë dhe fituesi aty do të dihej”, ka thënë Behrami në Tëvë1.
Ai ka thënë se akuzuat e LVV-së ndaj PDK-së se nuk ka dhënë emër për president, por ka kërkuar votimin e kandidatit, janë viktimizime.
Behrami ka thënë se qytetarët nuk duhet t’i japin mundësinë më kësaj partie.