​Behrami: Kosova ka nevojë urgjente për krijimin e Agjencisë për mbrojtjen e Kushtetutës

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami në një postim në rrjete sociale ka kërkuar “urgjentisht” krijimin e Agjencisë për mbrojtjen e Kushtetutës. Behrami ka theksuar se Republika e Kosovës, si kurrë më parë ka nevojë për krijimin e një institucioni që mbron Kushtetutën nga grupe që nuk e pranojnë rendin kushtetues, por edhe nga individë që…

Lajme

13/07/2025 15:41

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami në një postim në rrjete sociale ka kërkuar “urgjentisht” krijimin e Agjencisë për mbrojtjen e Kushtetutës.

Behrami ka theksuar se Republika e Kosovës, si kurrë më parë ka nevojë për krijimin e një institucioni që mbron Kushtetutën nga grupe që nuk e pranojnë rendin kushtetues, por edhe nga individë që shkelin vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Kosova ka nevojë urgjente për krijimin e Agjencisë për Mbrojtjen e Kushtetutës. Republika e Kosovës, si kurrë më parë, ka nevojë për krijimin e një institucioni që mbron Kushtetutën nga grupe që nuk e pranojnë rendin kushtetues, por edhe nga individë që shkelin vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Një zyrë që merret me mbrojtjen e rendit kushtetues dhe demokratik, që bashkëpunon me të gjitha strukturat e drejtësisë, sigurisë dhe mbrojtjes në Kosovë. Një zyrë që ka mandat për të monitoruar qoftë parti politike, qoftë individë ose grupe radikale që nuk e njohin ose e sfidojnë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha Behrami në postim.

Kjo kërkesë e Behramit vjen pasi që me kushtetutë nuk lejohet të ndryshohet rendi i ditës në seanca plenare, e sipas partive politike, Lëvizja Vetëvendosje, kryesuesi më i vjetër Avni Dehari po e shkel kushtetutën duke ndryshuar këtë rend dite që ka mbetur në votimin e kryeparlamentares, por edhe me ndaljen e fjalës së lirë të deputetëve.

Tash e ca seanca, LVV-ja kërkon që të votohet komisioni për votimin e fshehtë, e cila sipas aktvendimit të gjykatës kushtetuese nuk shkel kushtetutën, por më e preferuar është votimi i hapur.

Sot ka dështuar seanca e 46-të e konstituimit të Kuvendit, teksa 26 korriku, data e caktuar sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit veçse po afrohet.