Behrami: Donika Gervalla ia bëri terrenin e gatshëm Serbisë
Deputeti i betuar i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka pohuar se ministrja e Punëve të Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, i ka bërë favor Serbisë me veprimet e saj. Ai pati kritika të mëdha për mënyrën si qeveria në detyrë e ka bërë diplomacinë në këta pesë vjet. duke e quajtur kolaps total…

Lajme
Deputeti i betuar i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka pohuar se ministrja e Punëve të Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, i ka bërë favor Serbisë me veprimet e saj.
Ai pati kritika të mëdha për mënyrën si qeveria në detyrë e ka bërë diplomacinë në këta pesë vjet. duke e quajtur kolaps total diplomatik.
“Këta po thonë që ne kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po, qysh maten marrëdhëniet? Marrëdhëniet maten edhe me prezencën tane diplomatike. Derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qindra diplomatë këtu, ne e kemi një grusht diplomatësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa Serbia i ka 40-50 diplomatë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Behrami.
“E kemi Procesin në Hagë ku janë duke u gjyku krerët e UÇK-së. Kosova ka dy-tre diplomatë, Serbia ka 20-30 diplomatë, sepse investon në narracionin kundër UÇK-së, dhe këtu e kemi një ministrie e cila në fakt gjatë gjithë kohës i ka ndihmu këtij narracionit kundër UÇK-së”.
“Në këto pesë vjet diplomacia serbe nuk ka pasur pesë të jetë aktive se këtë punë e ka bërë Donika Gërvalla për mrekulli”, tha ai duke pohuar se ajo “ia ka shtruar terrenin Serbisë”.