Behgjet Pacolli tregon se si po komentohet veshja e Ronelës në Zvicër, Itali e Francë

Të martën që lamë pas u mbajt gjysëmfinalja e parë e "Eurovision Song Contest 2022".

ShowBiz

12/05/2022 08:36

Në këtë garë, Shqipëria nuk arriti të kualifikohet për finalen e madhe të së shtunës, shkruan lajmi.net.

Ronela Hajati  me këngën e saj “Sekret” nuk arriti t’i dhurojë Shqipërisë finalen e Festivalit Europian të Këngës.

Pasi ajo nuk u kualifikua, pati reagime të shumta, madje pati edhe nga ata që e quajtën të padrejtë.

Ronela mori kritika interesante për paraqitjen e saj.

Për këtë ka folur edhe ish presidenti dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Sipas Pacollit, mos kualifikimi i Ronela Hajatit po komentohet si e padrejtë në Zvicër, Itali e Francë, por sipas tij ata po vlerësojnë se ishte veshja arsyeja që këngëtarja u skualifikua.

“Ronela Hajati nuk u kualifikua në finalen e madhe të Song Contest të Eurovizionit 2022 për shkak të veshjes me të cilën hyri në garë. Mbrëmë, por edhe sonte në debate të ndryshme, këtu në Itali, Francë e Zvicër vlerësojnë shumë muzikën, tekstin dhe performancën e Ronelës dhe u vjen keq për s’kualifikimin e saj, por, thuajse të gjithë tallën e qeshin me mënyrën banale e vulgare se si ajo ishte veshur. Ata thonë se ajo u s’kualifikua për këtë arsye”, ka shkruar Pacolli./Lajmi.net/