Behgjet Pacolli del nga prokuroria: Aeroporti do të bëhet, çështja në prokurori është mes nesh
Biznesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me çështjen e aeroportit të Vlorës. Ai qëndroi për 4 orë në prokurorinë e Tiranës ku u mor në pyetje për mosmarrëveshjet në lidhje me aksionerët e tjerë në projektin e aeroportit të Vlorës. Pacolli…
 
                        Lajme
Biznesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me çështjen e aeroportit të Vlorës.
Ai qëndroi për 4 orë në prokurorinë e Tiranës ku u mor në pyetje për mosmarrëveshjet në lidhje me aksionerët e tjerë në projektin e aeroportit të Vlorës.
Pacolli nuk dha detaje nga hetimi, por gazetarëve që e prisnin në dalje të prokurorisë iu përgjigj duke thënë se “aeroporti do të bëhet”.
“Unë isha këtu për të dhënë dëshmi për përgjigjen penale që ne kemi parashtruar dhe si person i informuar me duket se është e drejtë që të shkoi dhe të tregoj kronologjinë e çështjeve. Pala tjetër ka bërë kallëzim, ne i jemi përgjigjur kallëzimit të tyre. Isha këtu për kallëzimin që vëllai im ka bërë ndaj disa personave që ju e dini ndaj kujt, dhe un isha si person i informuar, për të plotësuar ose për të dhënë informata për këtë çështje”, ka deklaruar Pacolli.
I pyetur se a keni pasur takime me Edi Ramën për këtë çështje, Pacolli ka deklaruar se në këtë çështje s’është e përfshirë Qeveria.
“Këtu nuk ka të bëjë asgjë qeveria. Është e padrejtë të përmendet dikush nga qeveria. Nuk ka qeveria këtu asgjë.Unë e kam lënë në duart e drejtësisë dhe unë besoj shumë në vendimet gjyqësore dhe do të veproj sipas vendimeve gjyqësore”, ka shtuar tutje.
 
                                                       
                                                       
                                                      