Bëhet virale videoja ku një DJ shihet pa ndjenja në festën e Diddyt, ndërsa reperi tallet me të
Një video e re e Sean Diddy Combs, i cili u arrestua së fundmi, është përhapur në rrjetet sociale dhe ka tronditur shumë njerëz. Videoja është filmuar gjatë një prej festave të tij të famshme dhe tregon Diddy-n duke tallur DJ-n britanik James Ford, i cili kishte humbur ndjenjat. “Për të gjithë ata në Londër…
ShowBiz
Një video e re e Sean Diddy Combs, i cili u arrestua së fundmi, është përhapur në rrjetet sociale dhe ka tronditur shumë njerëz. Videoja është filmuar gjatë një prej festave të tij të famshme dhe tregon Diddy-n duke tallur DJ-n britanik James Ford, i cili kishte humbur ndjenjat.
“Për të gjithë ata në Londër që nuk e dinë se çfarë ndodh kur një i bardhë shkon në një festë të P. Diddy-t… Kjo është ajo që i ndodh një të bardhi”, thotë Diddy në video, dhe më pas e drejton kamerën drejt Jamesit që po qëndronte pa ndjenja në një krevat.
A disturbing resurfaced video shows Sean ‘Diddy’ Combs mocking an unconscious British DJ at one of his infamous parties.
The rapper is seen bragging about putting DJ James Ford, of the Simian Mobile Disco duo, to sleep at a house party in London in the early 2000s. pic.twitter.com/N5v61HREF0
— MassiVeMaC (@SchengenStory) October 8, 2024
“Ma ka siguruar një Lamborghini. Megjithatë, nuk e kam marrë ende”, u përgjigj Bieber. “Kur do ta marrësh Lamborghinin? Herën e fundit folëm për këtë”, iu drejtua prezantuesi Diddy-t, duke marrë një përgjigje që ka shqetësuar shumë njerëz sot.
“Justin e mori Lamborghinin për një ditë-dy dhe pati akses në shtëpi. Justin e di që nuk duhet të flasë për gjërat që bën me vëllain e madh Puff (shënim: Diddy më parë ishte i njohur si Puff Daddy) në televizion kombëtar. Nuk është gjithçka për të gjithë”, tha Diddy paksa i inatosur.
Kujtojmë se Sean Diddy Combs është akuzuar në një aktakuzë të zbuluar për tri vepra të rënda, ku pretendohet se ai ka abuzuar seksualisht me gra, i ka detyruar të marrin pjesë në festa seksuale duke i kërcënuar dhe marrë me dhunë. Përveç kësaj, ai është akuzuar edhe për trafikim njerëzish dhe drejtimin e një organizate kriminale.
Një avokat i njohur amerikan raportoi se brenda më pak se 24 orësh, rreth 12,000 viktima dhe dëshmitarë të pretenduar të Diddy-t janë paraqitur për të dhënë dëshmi. Combs është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave dhe po mbahet në paraburgim deri në gjykim.