​Begaj viziton Junikun, nderon dëshmorët

Pas Komunës së Deçanit, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka qëndruar sot për vizitë në Komunën e Junikut ku është takuar me kryetarin Ruzhdi Shehu, me të cilin ka biseduar për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë. I shoqëruar nga kryetari Shehu, presidenti Begaj ka vendosur kurora lulesh të lapidari i dëshmorëve në Junik dhe…

Lajme

23/06/2024 20:34

Pas Komunës së Deçanit, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka qëndruar sot për vizitë në Komunën e Junikut ku është takuar me kryetarin Ruzhdi Shehu, me të cilin ka biseduar për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë.

I shoqëruar nga kryetari Shehu, presidenti Begaj ka vendosur kurora lulesh të lapidari i dëshmorëve në Junik dhe kanë bërë nderime edhe të memoriali kushtuar heronjve në Betejën e Koshares.

“Në Junikun e kullave të lashta, fortesa të mbrojtjes, me Oda burrash të mençur që qeverisën mbi vlera morale e kombëtare. Kuvenduam e nderuam sot sakrificën e dëshmorëve të UÇK-së, betejat e lavdishme të rinisë së Kosovës dhe familjeve të tyre, luftëtarë për liri e paqe dhe për të ardhmen e begatë dhe demokratike që duhet t’ua lëmë trashëgim brezave që vijnë”, ka shkruar Begaj në Facebook.

Komuna e Deçanit sot ka shpallur presidentin Begaj “Qytetar Nderi”. Kreu i shtetit shqiptar të hënën do të merr pjesë në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Skenderajt ku do të nderohet po ashtu me titullin “Qytetar Nderi”.