Begaj uron Dimal Bashën për postin e kryeparlamentarit: Bashkëpunimi politik dhe institucional është domosdoshmëri

Me 73 vota për, 30 kundër dhe tri abstenim, është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sërish Bashën për kryeparlamentar, ku mori votat nga disa deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Dimal Bashën për postin e ri si kryeparlamentar i Kuvendit të…

Lajme

26/08/2025 12:04

Me 73 vota për, 30 kundër dhe tri abstenim, është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sërish Bashën për kryeparlamentar, ku mori votat nga disa deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Dimal Bashën për postin e ri si kryeparlamentar i Kuvendit të Kosovës.

“Urime, z. Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës!Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj”, ka shkruar Begaj në Facebook.

Zgjidhja e kryeparlamentarit Dimal Basha është bërë në përpjekjen e 58-të për konstituim të Kuvendit.