Begaj pret në takimin Ulutas- Shpreh mirënjohje për rolin e KFOR-it në ruajtjen e paqes në Kosovë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka mirëpritur në takim, komandantin e KFOR-it,  Ozkan Ulutas. Begaj ka shprehur mirënjohjen e tij për rolin thelbësor që luan KFOR në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, si në gjithë rajonin. Presidenti shqiptar, po ashtu, ka ritheksuar mbështetjen e plotë të Shqipërisë për misionin e KFOR-it. ‘’Mirëprita Komandantin…

Lajme

22/10/2025 16:24

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka mirëpritur në takim, komandantin e KFOR-it,  Ozkan Ulutas.

Begaj ka shprehur mirënjohjen e tij për rolin thelbësor që luan KFOR në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, si në gjithë rajonin.

Presidenti shqiptar, po ashtu, ka ritheksuar mbështetjen e plotë të Shqipërisë për misionin e KFOR-it.

‘’Mirëprita Komandantin e misionit të NATO-s, KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş.

Shpreha mirënjohjen për rolin thelbësor që luan KFOR-i në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në të gjithë rajonin, duke ritheksuar mbështetjen e plotë të Shqipërisë për këtë mision.’’, ka shkruar Begaj.