Befason lojtari i Chelsea: E kam të vështirë ta respektoj Sarrin

Duket se brenda skuadrës  së Chelsea ka disa lojtarë që janë shumë të pakënaqur me trajnerin Maurizio Sarri.

Sport

05/05/2019 14:30

Një nga ta është edhe Gary Cahill, i cili ka thënë se është e vështirë ta respektosh italianin.

Kapiteni i skuadrës ka thënë se pasi trajneri e largoi nga skuadra e parë, përkundër të kaluarës dhe trofeve që ka sjellë në klub lojtari, e ka të vështirë ta respektojë.

33 vjeçari ka regjistruar vetëm shtatë paraqitje këtë sezon me Chelsean, e fundit e cila ishte kundër PAOK në kuadër të Ligës së Evropës, gjatë muajit nëntor.

“Ka qenë e tmerrshme për mua personalisht. Do të mbetet në kokën time kur të largohem nga Chelsea. Memoria ime e fundit do të jetë ajo e sezonit të kaluar në Kupën FA” ka thënë Cahill për ‘Telegraph’, transmeton lajmi.net.

“Ka qenë shumë e vështirë. Kam luajtur rregullisht në gjashtë sezonet e kaluara dhe kam fituar gjithçka me Chelsea, kështu që të shikoja nga tribunat, nuk ishte diçka që e prisja” ka thënë tutje mbrojtësi.

“E bën të vështirë për mua të kem respekt për dikë që nuk ka respektuar atë që ne kemi fituar me klubin” ka thënë ndër të tjerash kapiteni.

Cahill ishte bashkuar me skuadrën e Chelsea në vitin 2012 dhe ka shijuar shumë suksese që atëherë duke fituar Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Premierligën, Kupën FA dhe Kupën e Ligës. /Lajmi.net/