Befason Besnik Tahiri: Po të isha deputet do ta votoja Albulena Haxhiun
Për tre vite me radhë ishte vlerësuar si deputeti me aktiv i legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës dhe si shef i grupit parlamentar të AAK-së, por në garën e 9 shkurtit, Besnik Tahiri nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme edhe për një mandat. Por, nëse do të ishte deputet tani në situatën…

Lajme
Për tre vite me radhë ishte vlerësuar si deputeti me aktiv i legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës dhe si shef i grupit parlamentar të AAK-së, por në garën e 9 shkurtit, Besnik Tahiri nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme edhe për një mandat.
Por, nëse do të ishte deputet tani në situatën në të cilën është thelluar kriza e moskonstitutimit, Tahiri thotë se do të gjente zgjidhje.
Tahiri tha, se do e votonte Albulena Haxhiun dhe këndo tjetër nga kjo parti, pasi thotë se të gjithë kanë rënë në kurthin e Albin Kurtit.
“Situata në të cilën ndodhemi ka nevojë për reflektim të thellë. Unë po të isha në kuvend, unë mendoj se kisha ndihmu në zgjidhje. Do ta zhbllokoja situatën, unë e quaj këtë një kurth të dyfisht që ndodhë drejtëpërdrejt prej Albin Kurtin. Fillimisht opozita e panë që është gabim puna e mandateve, sikurse që moskonstituimi i kuvendit është gabim. Duhet një instancë juridike me i dhënë zgjidhje kësaj situate se nuk është më politike, se në këtë situatë Albin Kurti nuk e tërheqë kandidaten, sikurse nuk heq dorë opozita pas më shumë se 30 senacave. Është duke u krijuar precedent që partia e pare, në këtë rast është Vetëvendosje, nëse është dikush tjetër që ka me të kushtëzu për nënkryetarë, këtu ka me u ba një situatë nga kriza në krizë. Unë po të kisha qenë kisha punu shumë me gjetë formën me tejkalu. Nuk kam problem me emër, këndo që e kishin qitë e kisha votu”, tha Tahiri në Klan Kosova.