Befason Berlusconi: Në muajt e fundit kam simpatizuar Interin

Ish-presidenti i Milanit, tani president tek skuadra e Serie B, Monza, Silvi Berlusconi ka befasuar me deklaratën e tij të fundit.

Sport

18/02/2021 19:02

Berlusconi kishte deklaruar se duke shikuar Interin në muajt e fundit ai i kishte simpatizuar ata, transmeton lajmi.net.

“Duhet të them që kur jam në krye të Monzas, kur shikoja Interin kuptova se i simpatizoja dhe dëshiroja që të fitonin”, tha ai.

“Natyrisht, në derbin me Milanin i mbështes ata, jam duke i kujtuar kohët e mia tek Milani”, tha Berlusconi.

Kujtojmë se Milani dhe Interi do të ndeshen në kaudër të xhiros së 23-të të Serie A të dielën në orën 15:00.

Ende nuk ka ndonjë reagim nga ish-klubi i Berlusconit lidhur me deklaratat e ish-presidentit të tyre./Lajmi.net/