Befason Bellerin, njofton Artetan se do largohet në verë nga Arsenal

Mbrojtësi Hector Bellerin, është i interesuar të largohet në fund të sezonit nga Arsenal, me PSG-në dhe Barcelonën e interesuar për të nënshkruar me të.

Sport

22/02/2021 20:50

Spanjolli është pjesë e “Topçinjve” që nga viti 2011 dhe ka bërë 231 paraqitje për klubin londinez, përcjellë lajmi.net.

Mirëpo, me dy vite kontratë të mbetura, koha e tij te Arsenali ndoshta ka ardhur drejt fundit.

25-vjeçari tani është i hapur për largimin dhe thuhet se i ka thënë trajneri Mikel Arteta, se nuk dëshiron të humb vitet më të mira të karrierës te Arsenal.

Sipas CBS Sports, pos PSG-së që kishte interesim edicionin e kaluar, edhe Barcelona është duke e vëzhguar situatën e lojtarit.

Derisa, edhe klubet italiane si Juventus dhe Inter gjithashtu kanë interesim, por s’ka asgjë konkrete.

Në rast që Bellerin vendos të largohet nga “Emirates”, atëherë Arsenal do humb një lojtar mjaftë të rëndësishëm, sidomos pasi mbrojtësi i krahut të djathtë ka nisur të përmirësohet këtë edicion.

Forma e mirë bëri që të riftohet te Kombëtarja e Spanjës dhe ndoshta do jetë edhe në fushë kundër Kosovës.

Me kontratën që i skadon në vitin 2023, vlera e tij pritet të zbritet shkaku i pandemisë së COVID-19, gjë që do t’iu pëlqente gjigantëve evropianë./Lajmi.net/