Befasohet Chelsea, mposhtet nga Everton
Sonte u luajt ndeshja ndërmjet Everton dhe Chelsea e vlefshme për xhiron e 12-të të Premierlgiës.
Sport
Takimi nisi me iniciativë nga të dy ekipet, por pas një dalje të gabueshme të portierit të Chelsea, Edouard Mendy, Evertoni fitoi një penalti.
Gylfi Sigurdsson u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën 22’.
Chelsea u mundua të kthehej, dhe pati raste por nuk mundi, fillimisht ishte mbrojtësi, Reece James, i cili goditi shtyllën.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1-0 në të mirë të Everton.
Tani Chelsea qëndron në pozitën e tretë me 22 pikë, ndërsa Everton ngritet në pozitën e shtatë me 20 pikë./Lajmi.net/
