Befasia që Arbenita i ka bërë Feros për ditëlindje: Urime burri im

Reperi Fero sot feston ditëlindjen.

ShowBiz

08/07/2019 09:56

Reperi Fero sot ka mbushur 22 vite jetë dhe urimet për të ishin të shumta, shkruan lajmi.net.

E nuk ka pasur se si të mungoj urimi i të dashurës së tij, modeles Arbenita Ismajli me të cilën tash e një kohë është në lidhje.

“Urime ditlindjen burri jem “, ka shkruar Arbenita në urimin e ditëlindjes për Feron e as surprizat nuk kanë munguar.

Mbrëmë dyshja kanë festuar së bashku dhe pak nga befasia që i ka bërë Arbenita ka ndarë pak me ndjekësit në Instagram./Lajmi.net/