Befasi speciale
Sunderland mposhti Chelsean 2:1 dhe e eliminoi në çerekfinale të Capital One Cup. Pas një ndeshje dramatike, skuadra që renditet e fundit në Premierligë e befasoi gjigantin londinez duke ia siguruar vetes kalimin në gjysmëfinale. Se Chelsea ka nevojë për sulmues e arsyetoi fakti se gjiganti londinez kaloi në epërsi falë një autogoli kur Lee…
Sport
Sunderland mposhti Chelsean 2:1 dhe e eliminoi në çerekfinale të Capital One Cup. Pas një ndeshje dramatike, skuadra që renditet e fundit në Premierligë e befasoi gjigantin londinez duke ia siguruar vetes kalimin në gjysmëfinale.
Se Chelsea ka nevojë për sulmues e arsyetoi fakti se gjiganti londinez kaloi në epërsi falë një autogoli kur Lee Cattermole e dëboi topin në portën e skuadrës së tij pas 46 minutash lojë.
Mirëpo, atëherë kur besohej se ky do të jetë momenti vendimtar i takimit, sulmuesi italian Fabio Borini e barazoi rezultatin në minutat e fundit të kohës së rregullt duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.
Dhe, po ashtu në minutat e fundit, Borini kombinoi me Ki sung-Yueng i cili iu shmang Michael Essienit dhe nuk i dha asnjë rast portierit Mark Schwarzer duke shënuar golin që e eliminoi Chelsean.
Në ndeshjen tjetër, Manchester City me lehtësi e mposhti Leicester Cityn me rezultat 3:1 pas golave nga Edin Dzeko (dy) dhe Aleksandar Kolarov.