Befasi nga Giggs

Mesfushori i Manchester Unitedit, Ryan Giggs nuk e ka ndërmend të pensionohet. 40 vjeçari ka vendosur që në sezonin e ri të kombinojë rolin e futbollistit dhe atë të asistentit të menaxherit të ardhshëm, Louis van Gaal.

Sport

14/05/2014 09:26

Mesfushori dhe aktualisht menaxheri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Ryan Giggs, nuk ka të ndalur.

Sipas tabloidit britanik Daily Mirror, ylli uellsian ka vendosur të mos e mbyll karrierën e tij si futbollist pas përfundimit të këtij sezoni, siç është raportuar së fundmi.

Giggs, 40-vjeç, dëshiron të vazhdojë të luajë edhe në edicionin e ri. Ideja është ajo e rolit të dyfishtë: futbollist dhe asistent i Louis van Gaal.

Selektori i Holandës konsiderohet favorit për t’u emëruar menaxher i Manchester Unitedit, në vend të David Moyesit të shkarkuar muajin e kaluar, pas një sezoni të dobët për gjiganti nga Old Trafford.

Giggs, ikonë e klubit, është emëruar në detyrë përkohësisht deri në fund të sezonit.