Befasi në Brno GP, Binder shënon fitoren e parë në karrierë , Quartararo në pozitën e shtatë

Grand Prix i Brnos ka përfunduar me disa befasi.

Sport

09/08/2020 14:44

Befasia më e këndshme e kësaj gare ishte Brad Binder i KTM, i cili e mbylli garën në pozitën e parë, shkruan lajmi.net.

Kjo është fitorja e parë për jug-afrikanin Binder, i cili prapa vetes la pilotin italian, Franco Morbidelli, ky i fundit që sot regjistron podiumin e parë në karrierë.

Garë të mirë bëri edhe Zarco, i cili sot nisej në ‘Pole-position’, por nuk ruajti avantazhin.

Zarco pati një përplasje me Pol Espargaro, kur ky i fundit edhe doli nga gara. Komisioni dënoi me pikë/penallti pilotin italian. Vendimi pastaj u kontestua edhe nga ish ylli i Moto GP, Casey Stoner.

Gara nuk ishte më e mira e mundshme për Fabio Quartararo, i cili sot përfundoi në pozitën e shtatë, duke mos shfrytëzuar më së miri mungesën e Marc Marquez. /Lajmi.net/