Befasi, ky mund të jetë pasuesi i Postecoglou tek Tottenham

Tottenham është gati të bëjë një ndryshim në stol pas një pjese të parë të vështirë të sezonit. Spurs mund të shkarkojë trajnerin Ange Postecoglou dhe të kërkojë ta zëvendësojë atë me Edin Terzic, sipas raporteve në shtypin anglez. Të dielën, Tottenham do të presë Manchester United për javën e 25-të të Premier League. Rezultati…

Sport

15/02/2025 16:41

Tottenham është gati të bëjë një ndryshim në stol pas një pjese të parë të vështirë të sezonit.

Spurs mund të shkarkojë trajnerin Ange Postecoglou dhe të kërkojë ta zëvendësojë atë me Edin Terzic, sipas raporteve në shtypin anglez.

Të dielën, Tottenham do të presë Manchester United për javën e 25-të të Premier League.

Rezultati i këtij takimi do të përcaktojë shumë ecurië e Spursave, të cilët renditen në vendin e 14-të me 27 pikë.

Ndeshja do të luhet me fillim nga ora 17:30, e cila nuk do ta gjejë fare mirë as homologun e Anges, Ruben Amorimin, i cili është vetëm një pozitë më lartë në tabelë.