Bedri Hamza viziton familjen e Thaçit dhe të Veselit: Nëntorët nuk janë si më parë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka vizituar sot familjen e ish-presidentit Hashim Thaci si dhe familjen e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Me këtë rast, Hamza tha se nëntorët e viteve të fundit nuk janë si më parë. Thaci dhe Veseli e bashkëluftëtarët e tyre po i mungojnë Kosovës, familjeve dhe…
Lajme
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka vizituar sot familjen e ish-presidentit Hashim Thaci si dhe familjen e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Me këtë rast, Hamza tha se nëntorët e viteve të fundit nuk janë si më parë.
Thaci dhe Veseli e bashkëluftëtarët e tyre po i mungojnë Kosovës, familjeve dhe të gjithëve, transmeton lajmi.net.
“Sot i vizituam familjet e tyre, të cilat janë plot me shpresë, siç jemi edhe ne, që ky proces i stërzgjatur së shpejti do të marrë fund me konfirmimin e pastërtisë së luftës së UÇK-së dhe rikthimin e tyre në mesin tone”,tha Hamza.
Ai theksoi se “sot, më shumë se kurrë, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar për ta, për Kosovën dhe të ardhmen e popullit tone”.
Thaci, Veseli e bashkëluftëtarët e tjerë të Kosovës po vazhdojnë të mbahen në Speciale, nën akuzat kinse për krime lufte./Lajmi.net/