Bedri Hamza: Unë nuk kam pasur diçka konkrete deri natën e fundit – Pas përfundimit të zgjedhjeve jemi të hapur për bashkëpunim
Kryetari dhe kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tregoi arsyet pse nuk kanë bërë ndonjë bashkëpunim apo koalicion me partitë tjera para përfundimit të zgjedhjeve të 28 dhejtorit. Hamza tha se Partia Demokratike e Kosovës garon e vetme edhe në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, ashtu siç ishte e vetme…
Lajme
Kryetari dhe kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tregoi arsyet pse nuk kanë bërë ndonjë bashkëpunim apo koalicion me partitë tjera para përfundimit të zgjedhjeve të 28 dhejtorit.
Hamza tha se Partia Demokratike e Kosovës garon e vetme edhe në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, ashtu siç ishte e vetme edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai tha se ka qenë kohë e shkurtër për të pasur mundësi bashkëpunimi me ndonjë subjekt tjetër politik, por që nuk e përjashtoi mundësinë për bashkëpunim pas përfundimit të zgjedhjeve.
“Partia Demokratike të Kosovës edhe herën e kaluar ka pasë qëndrim edhe vendim që të shkojë e vetme në zgjedhje, munden me pasë të tjerë që garojnë mrena listës Partisë Demokratike të Kosovës, edhe ksaj radhe ka qenë kësi soji. Normalisht që koha ka qenë shumë e shkurtë që me ndodh veprime të caktuara, dhe me flejtë diçka natyrshëm kur të bohet me qenë natyrshëm. Koha ka qenë e shkurtë, ne kemi avancu me listë, une realisht nuk kam pasë, deri natën e fundit diçka konkrete, zyrtare për takim. Ka pasë biseda periferike, anësore që unë i vlerësoj. sidoqoftë tashmë kjo është e tejkaluar, Partia Demokratike të Kosovës garon me listën e kandidatëve që janë prej 110, subjektet e tjera politike garojnë me listat e veta. Pas përfundimit të zgjedhjeve ne jemi të hapur për me punu dhe me bashkëpunu”, tha Hamza në Politiko.