Bedri Hamza tregon nëse do të bëjnë koalicion me ndonjë parti para zgjedhjeve: Brenda listës sonë janë të mirëpritur edhe të tjerët

Kreu i PDK’së, Bedri Hamza, ka thënë se PDK’së i konvenon cilado datë që do të përcaktohet brenda afatit kushtetues. Ai ka thënë se sot do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga u.d e presidentes, Albulena Haxhiu, ku do të diskutohet për këtë çështje. “Do t’i përgjigjem ftesës së  u.d të presidentes sepse…

Lajme

30/04/2026 13:42

Kreu i PDK’së, Bedri Hamza, ka thënë se PDK’së i konvenon cilado datë që do të përcaktohet brenda afatit kushtetues.

Ai ka thënë se sot do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga u.d e presidentes, Albulena Haxhiu, ku do të diskutohet për këtë çështje.

“Do t’i përgjigjem ftesës së  u.d të presidentes sepse e respektoj institucionin. Për ne është e pranueshme cilado datë brenda vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Hamza.

Për T7, në lidhje me koalicionet e mundshme parazgjedhore, Hamza ka thënë se PDK do të shkojë si parti politike dhe se të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen listës janë të mirëseardhur.

“Ne do të bisedojmë, mirëpo do të shkojmë si PDK dhe brenda listës së PDK-së janë të mirëpritur edhe të tjerët”, ka thënë Hamza.