Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxhetin, shpresoj të mos jetë arsyeja zgjedhja e presidentit

Kryetari i PDK-së, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovs, Bedri Hamza është deklaruar në Kuvendin e Kosovës në lidhje me çështjen e projektligjit për buxhet. Hamza deklaroi se nuk është mirë që deputetët kanë votuar për zgjatjen buxhetore, por se nuk e kupton arsyen e urgjencës për ndarjet buxhetore. “Vetëm dy arsye më shkojnë ndërmend…

Lajme

16/02/2026 11:03

Kryetari i PDK-së, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovs, Bedri Hamza është deklaruar në Kuvendin e Kosovës në lidhje me çështjen e projektligjit për buxhet.

Hamza deklaroi se nuk është mirë që deputetët kanë votuar për zgjatjen buxhetore, por se nuk e kupton arsyen e urgjencës për ndarjet buxhetore.

“Vetëm dy arsye më shkojnë ndërmend e para që t’ia pamundësomë deputetëve që me diskutimet e tyre që të shprehin edhe kritika por edhe të jepni propozime e alternativa që ndikojnë pozitivisht në këtë dokument kaq të rëndësishëm”deklaroi ndër të tjerash Hamza.

“Jam i bindur se kemi bërë mirë që kemi votuar vendimin për zgjatjet buxhetore dhe sot treguam vullnet të mirë sepse votuam që kjo pikë e rendit të ditës të vendoset sot sepse kërkon shmangie të procedurave dhe kërkon 2/3 e votave të pranishëm.Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe. Ne s’duam dhe lejojmë vonesa. Pse kjo urgjencë, por vetëm dy arsye më shkojnë ndërmend,  e para që ti pamundësojmë deputetë opozitë dhe pozitë me diskutimin e tyre, sigurisht që shprehin edhe kritikë, mirëpo të japin propozim edhe alternativë që sigurisht ndihmojnë pozitivisht në këtë dokument kaq të rëndësishëm që po e shfrytëzojmë sot, dhe e dyta nuk dua me besu që vendimi ka nevojë për stabilitet, dhe nuk dua me besu që kjo çështje lidhet me rastin e zgjedhjes së presidentit apo presidentes. Projektbuxheti për vitin 2026 është buxhet që menaxhon statuquo, kjo si rezultat i rritjes së shpenzimeve operative dhe, posaçërisht, të transfereve dhe subvencioneve, kjo ndihmon në rritjen e konsumit në periudhë afatshkurtër, por në periudhë afatgjatë.Këto shpenzime të rritura, për subvencione dhe transfere, e zvogëlojnë hapësirën fiskale për periudhat e ardhshme dhe sigurojnë që do ndikojnë në pamundësinë e zgjerimit të bazës prodhuese dhe eksportuese”, tha Hamza.

Po ashtu Hamza tha se “Nuk du me besu sepse vendi ka nevojë për institucione e stabilitet e s’du me besu se kjo çështje lidhet me rastin e presidentit apo presidentes./Lajmi.net/