Bedri Hamza: Me Vetëvendosjen nuk mund të bëjmë koalicion, institucionet shtetërore duhet të formohen në prill
Bedri Hamza komentoi rezultatet zgjedhore dhe mundësinë e krijimit të qeverisë pas çertifikimit të rezultateve nga KQZ. Hamza në T7 tha se Kosova do duhet t’i ketë institucionet e formuara në muajin prill, teksa shtoi se koalicioni me LVV është i pamundur për shkak të dallimeve programore, transmeton lajmi.net. “Kosova optimalisht duhet t’i ketë institucionet…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/89-3.jpg)
Lajme
Bedri Hamza komentoi rezultatet zgjedhore dhe mundësinë e krijimit të qeverisë pas çertifikimit të rezultateve nga KQZ.
Hamza në T7 tha se Kosova do duhet t’i ketë institucionet e formuara në muajin prill, teksa shtoi se koalicioni me LVV është i pamundur për shkak të dallimeve programore, transmeton lajmi.net.
“Kosova optimalisht duhet t’i ketë institucionet në prill. Optimale kishte me qenë që partia fituese me i dhanë institucionet vendit në muajin prill. Nëse për një arsye apo arsye tjetër, partia e parë nuk i bën institucionet deri në prill, po them që më së shumti fillimi i majit duhet të kemi qeverinë dhe Kuvendin e konstituar. Jam në rregull që LVV të bisedojë me partitë politike, shihet se sipas numrave pothuajse është e pamundur që LVV të bëjë e vetme me minoritetet qeverinë. Ne si PDK e kemi qëndrimin e qartë, kemi thënë se për shkak të dallimeve nuk mundemi me qeverisë me LVV-në”, tha Hamza.